Shqipëria shënon 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO

2015-08-22 1

Pesë vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të madhe bashkëkohore, NATO. Tirana zyrtare ka shënuar 5 vjetorin e një prej sukseseve më të mëdha të Shqipërisë që nga pavarësimi i saj. Kryeministri Rama, ndërsa ka shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-ve, tha se prioriteti i Qeverisë shqiptare mbetet rritja e prestigjit të Shqipërisë në NATO dhe në botë.

"Mirënjohja e shqiptarëve ndaj NATO-s lidhet ngushtë edhe me rolin jetik që kjo aleancë e madhe e lirisë luajti në shuarjen e luftërave të reja në Ballkan. Ne shqiptarët kemi realizuar investimin më të madh për sigurinë tonë kombëtare. Një çështje që është çdoherë në rend të ditës, sado e sigurt të duket bota në vendin ku ne jetojmë, dhe nga këndi që ne e shohim", tha Edi Rama, kryeministër.

Pjesëmarrësve iu drejtua edhemiinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si nikoqire e manifestimit. Kodheli u shpreh krenare për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë dhe për ndihmën që dha Shqipëria.

"Vendi ynë menjëherë pas ndryshimit të sistemit politik, shprehu vullnetin për t'u rilidhur me botën euro-atlantike. Ministria e Mbrojtjes, Qeveria shqiptare, janë të përkushtuara në reformat, sidomos ato që lidhen me përmirësimin e sistemit arsimor të ushtarakëve", tha Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes.

Ceremonia u bojkotua nga presidenti Bujar Nishani, i cili është edhe komandat suprem i ushtrisë shqiptare. Nuk ka njoftim për arsyet e bojkotit të tij, edhe pse ka qenë i ftuar nga Ministria e Mbrojtjes. Nishani, në shenjë falënderimi, u ka shkruar letër presidentit amerikan Barak Obama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen. Në emër të popullit shqiptar, Nishani është shprehur mirënjohës dhe krenar për mbështetjen dhe besimin e palëkundur ndaj kombit shqiptar. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange