MPB-ja i shpall luftë trafikimit të paligjshëm të ilaçeve

2015-08-22 0

17 përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, nga një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Doganave gjatë tre ditëve të ardhshme do të stërviten nga ekspertë të xhandarmërisë franceze lidhur me parandalimin e trafikut të medikamente të falsifikuara. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se pas këtij trajnimi, pret një cilësi të re në angazhimin e shërbimeve kompetente në këtë sektor.

"Problemi për të cilin ne sot po bisedojmë po fiton peshë dhe tani më sistematikisht institucionet përgjegjëse po përballen me nevojën e tejkalimit të tij. Evidente është që edhe në Maqedoni tani më sistematikisht jemi dëshmitarë për tentim të importimit të medikamenteve të falsifikuara", u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Ndërkohë ambasadorja e Francës në vend Lorens Oer premtoi se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë. Ajo paralajmëroi se në nëntor të këtij viti është parashikuar një seminar rajonal mbi këtë temë.

"Në Francë ky lloj krimi po shënon rritje marramendëse. Vetëm gjatë vitit 2013 ka pasur 68 padi penale, kurse janë zbuluar mbi 100 faqe interneti, të cilat janë marrë me këtë lloj trafiku të paligjshëm. Ky lloj krimi me medikamente të falsifikuara po shënon rritje jo vetëm në Francë por në mbarë Evropën", tha Lorens Oer, ambasadore e Francës në Maqedoni.

Gjatë vitit 2013 në Maqedoni u sekuestruan 719 paketime të ndryshme me ilaçe pa pullë fiskale. MPB-ja ngriti padi kundër një personi, pronar i një barnatoreje në Maqedoni, ndërkohë që gjatë vitit 2012 janë sekuestruar 3 mijë e 952 medikamente me prejardhje të dyshimtë. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange