A1 Report - Vrasja e Ilia Karelit, zbulohen fotot e shqiptarit në burg

2015-08-22 1

GREQI - Zbulohen fotot e kryera gjatë shlyerjes së dënimit në burgjet greke të shqiptarit që u vra në burgun e Nigritës, tre ditë pasi vrau në burgun e Melandrinos një gardian grek. Kudret Kume, apo siç e njihnin ndryshe Deti, me emrin Ilia Kareli në Greqi, në shkurtin e vitit të kaluar kishte postuar foto të tij nga brenda burgut, por edhe foto të shumta të së ëmës, ku duket se ajo hynte në një shtëpi të re.

Në një postim të 20 shkurtit 2013 në komentet që shkëmben në foton e të ëmës me një të afërm Kume shkruan: "Aan ore kusho, po ma marrin shpirtin, një'çik nga një'çik..as edhe vetë nuk e di kur do të vete... po e gënjej, si atë nën edhe veten, jo sot po nesër, ko ktë muaj, po muajin tjetër..."- duke shprehur dëshpërimin për ecurinë e procesit gjyqësor dhe humbjen e shpresave për ta takuar sërish të ëmën.

Në foto nuk mungojnë komentet e pas ngjarjes, ku shkruhet "ti nuk u ule para grekut" apo "Deti ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona".