TIRANE - Kompania e shpërndarjes së energjisë "CEZ" do të shtetëzohet për të pasur një administrim më të mirë, deri në një riprivatizim. Lajmin e ka bërë publik Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka pranuar faktin se deri tani, kompania "CEZ Shpërndarje" ka qenë me humbje dhe me mungesë likuiditeti, gjë për të cilën i është dashur shtetit që të mbulojë deficitet dhe borxhet e saj.
Sipas Gjiknurit, çdo vit kompania CEZ humbet mbi 200 mln dollarë vetëm nga vledhja e energjisë.
Administratori i CEZ, Arben Seferi, tha se gjendja financiare e instituciont në fillimet e tij ishte tepër e rëndë, ndërkohë që mbi 32 mijë ankesa ishin të pazgjidhura. Sipas tij CEZ ishte në gjendje të mjeruar dhe faturistët nuk dilnin në terren, por i faturonin abonentët nga shtëpia. Seferi tha se tashmë arkëtimet janë rritur ndjeshëm, vetëm në shkurt 18.1 % më shumë se shkurti i vitit 2013.
Këto deklarata u mbajtën sot gjatë analizës vjetore të punës së kompanisë "CEZ Shpërndarje". Bashkë me ndryshimin e administrimit të CEZ, qeveria po ndërmer një sërë reformash në sektorin energjetik, për të ulur humbjet dhe rritur arkëtimet.