Ekspertiza e bërë në Greqi për vdekje e Ilia (Ilir) Kareli nuk është e saktë, pasi mungojnë shumë detaje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit thanë se, "nga 15 shenja dhune që ndodhën në trupin e Ilia (Ilir) Karelit dhe qe i kanë shkaktuar vdekjen.
Halla e Karelit ka akuzuar ka deklaruar se, "nëse i kani hequr organet gjenitale, grekët do të mbajnë përgjegjësi".
Një prej të afërmve ka treguar për A1Report se, Kareli ishte i masakruar, ndërsa ishte i dëmtuar edhe në organet gjenitale.
"Viktima ishte i goditur në të gjitha pjesët e trupit, bile syri i djathtë ishte pothuajse i plasur. Gjoksi i majtë komplet i shtypur, komplet mbrapa shpatullat. Ishte i shtypur edhe në pjesët gjenitale të njeriut", thotë i afërmi i Ilia (Ilir) Karelit.
Ndërkaq që ditën e djeshme në Fier ka qenë edhe vetë drejtori i Mjekësisë Ligjore, i cili ka kryer ekspertime.