A1 Report - Nishani bojkoton ceremoninë e 5-vjetorit të Shqipërisë në NATO

2015-08-22 0

TIRANË - 5 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka konfirmuar edhe një herë "ftohjen" e marrëdhënieve mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në ceremoninë e 5-vjetorit të anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, u vu re mungesa e kreut të shtetit, ndonëse zyrtarisht burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për televizionin A1REPORT se Presidenti, njëherësh komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm. Presidenca nuk ka dhënë asnjë sqarim për bojkotin e Nishanit në këtë ceremoni, ndërsa po sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, asnjë përfaqëesues i Presidencës nuk ka marrë në 5 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut të Veriut.

Më 1 prill 2009 Shqipëria, së bashku me Kroacinë, u bënë vendet e 27-të dhe 28-të të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë. Anëtarësimi i Shqipërisë u konsiderua shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan, ndërsa shënoi dhe një arritje historike në përpjekjet e vendit për liri dhe siguri. Nga burime të A1 Report mësohet se Presidenti Bujar Nishani për 5 vjetorin e e antarsimit në Nato do të zhvillojë ditën e martë një aktivitet ne pallatin e Brigadave.