Kjo dhomë gjumi do të mbetet vetëm një kujtim i bukur për ditët martesore të Selime Selmanit dhe tani më të ndjerit, bashkëshortit të saj Sulejman Selmani nga fshati Bojanë. E përlotur dhe plot dhimbje ajo mban në duar fotografinë e babait të dy fëmijëve jetimë, Merzanit 14 vjeç dhe Muazait 13 vjeçar që katër vitet e fundit kanë mbetur nën mëshirën e njerëzve humane. Tre anëtarët jetojnë në kushte mjeruese ku mungon uji, rryma e shpeshherë edhe ushqimi.
"Unë jam tu jetu tash vetëm më dy fëmijët e mi, jemi në skamje, shtëpia është shumë e vjetër nuk kemi as banjë, skemi kurgjë...Shumë zor është, kur e kisha burrin nuk isha në këtë gjendje, mir e keq ishte për fëmijët e vet, sillte me hangër me pi, ama tash shumë keq është, fëmijët lypin unë nuk kam me ju dhanë, shumë vështirë. Burri ka vdek para katër viteve, ka vdek prej kancerit.. Kur çohem në mëngjes mendoj çka do tju bëj për mëngjes, kur të vij dreka mendoj çka tju shtroj për drekë. Ato vijnë prej shkolle, ato lypin, mu më vjen keq, jam një nënë që më dhimbsen shumë", tha Selime Selmani, kryefamiljare.
Fatkeqësisht, familja Selmani jeton përkohësisht në këtë shtëpi të shkatërruar, pas vdekjes së kryefamiljarit ata janë të detyruar të largohen prej shtëpisë. Prandaj, zonja Selime apelon gjithë bamirësit të ndihmojnë në ngritjen e një shtëpie të re, për të cilën ka të siguruar truallin në lagjen Vizbeg.
"Po e kam ble në Vizbeg nji tokë, më ndihmoi vëllai, më ndihmoi burri i motrës edhe do që i kisha të mbledhura, ua kam nda fëmijëve ushqimin prej goje vetëm për një kulm, ti rehatoj në shtëpinë e vet, edhe unë nuk dua të kem më probleme me kunatin që të vjen e të më thotë dil prej kësaj shtëpie, është shumë zor është shumë rëndë... Çdo herë kur kaloj rrugës dhe shohë pllace them o Zot sikur këto tulla të vijnë te unë, një shtëpi tua ndërtojë fëmijëve, çdo herë atë ëndërr e kamë, çdo herë", deklaroi.
Kujtimi për babanë dhe bashkëshortin nuk harrohet asnjëherë, thotë Selimja duke shtuar se jeta e saj do të bëhet më e qetë në momentin kur për dy djemtë e saj jetimë do të sigurohet kulm mbi kokë. Melihate Rustemi
Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 71 464 973 Selime Selmani, fshati Bojanë, Komuna e Sarajit
Ose përmes xhirollogarisë:
Name/Surname MERZAN SELMANI
Address BOJANE UL/ BR/ BOJANE
IBAN Code MK07210501675916579
Bank Name NLB TUTUNSKA BANKA A.D.Skopje
Bank Address Majka Tereza br.1
Country MAKEDONIJA
SWIFT TUTNMK22
Xhirollogaria për Maqedoni:
210-5016759165.79