VLORE- Eshtrat e Eqerem Bej Vlorës 50 vite pas vdekjes tij do të prehen në Atdhe. Homazhet dhe nderimet për Eqerem Bej Vlorën janë në kryer në ambientet e shtëpisë së tij në qendër të qytetit të flamurit.
Të pranishëm në homazhe ishin përfaqësues të pushteti lokal e qendror, familjarë të tij, historianë, akademikë, si dhe qytetarë të shumtë.
"Një nderim të madh për këtë familje" e ka cilësuar këtë ceremoni nipi i Eqerem Bej Vlorës, Darling Bej Vlora, ndërsa nuk kurseu falënderimet për ata që mundësuan kthimin e eshtrave të të afërmit të tij në Atdhe.
Rikthimi i eshtrave të Eqerem Beut në vendlindje shihet nga të gjithë si një mundësi për të nderuar veprën dhe punën e të gjithë atdhetarëve në shërbim të atdheut.
Pas homazheve në shtëpinë e Eqerem Bej Vlorës në qytet, arkivoli me eshtrat e tij u nis drejt Kaninës ku do të prehet sot e tutje, ndërsa e bija e tij, Shanisha Vlora, falënderoi të gjithë ata që bënë të mundur kthimin e eshtrave të babait saj në vendlindje.
Eqrem Bej Vlora lindi në vitin 1885 dhe vdiq në vitin 1964. Ai ishte një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar, i cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak.
Vendimi për kthimin e eshtrave të tij u mor nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë në 7 mars.