A1 Report - Tritol eskavatorit ne pronesi te kreut te komunës se Milotit

2015-08-22 4

MILOT - Një automjet tip ekskavator në pronësi të kreut të komunës Milot, Behar Haxhiu, është bërë objekt i një sulmi i lëndë plasëse mbrëmjen e së shtunës.

Mjeti ka qënë i parkuar në një karbuarnt në dalje të Milotit, teksa ka shpërthyer pas vendosjes së një sasie tritoli.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar në njërëz, ndërsa dëmet materiale kanë qënë të konsiderueshme.

Blutë e Kurbinit janë nisur në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit dhe identifikimin e autorit.

Burime të pakonfirmuara pranë policisë së Lezhës, bëjnë me dije së dyshohet që ngjarja të ketë ketë lidhje me aksionin e djeshëm të INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.