A1 Report - Ora e Tokes, metropolet e botes shuajne dritat ne respekt te mjedisit

2015-08-22 2

TIRANE - Qindra miliona njerëz në të gjithë botën kanë mbyllur dritat duke u bërë pjesë e "Orës së Tokës", ditën e shtunë duke kursyer për një orë energjinë elektrike. Kësaj nisme prej vitesh i është bashkuar edhe Tirana.

Qëllimi për këtë vit ishte mbledhja e fondeve për projeketet mjedisore. "Ora e Tokës" është veprimi më i madh mjedisor që nga viti 2007 kur kjo nismë u iniciua në Sidnei të Australisë nga "World Wildlife Fund".

Në orën 20:30 minuta me orën lokale u zhytën në errësirë qindra monumente simbolike në të gjithë botën, nga Kulla "Eiffel" në Paris, "Brandenburg Gate" në Berlin, "Big Ben" në Londër e deri në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, "Times Square" e "Empire State building" në New York, Murin e Madh të Kinës dhe Kullën e Tokios.

Falë fushatës së Orës së Tokës, senati i Argjentinës miratoi një ligj për të krijuar një rrezervë marine prej 3.4 milionë hektarë për të mbrojtur miliona specie që jetojnë nën ujë. Ndërkohë Uganda mbolli mbi 500 mijë pemë për të ndaluar shpyllëzimin në vend.

Free Traffic Exchange