A1 Report - Korçe, mbijetesa permes tregtimit te skrapit, dhjetera banore te rrezikuar

2015-08-22 1

KORCE- Godinat e amortizuara në periferi të Korçës prej vitesh, përveç imazhit negativ që i japin qytetit, mesa duket përmbajnë edhe një anë tjetër, siç është shfrytëzimi i tyre për skrap nga ana e banorëve, si një formë mbijetese dhe sigurimi të ardhurash.

Një ndër to është një godinë e vjetër e cila për shkak të amortizimit të hershëm është kthyer në një gërmadhë. Shembja e saj ka bërë që disa banorë të zonës ta shfrytëzojnë duke shkëputur prej saj hekurishtet përbërëse.

Banorët thonë se për shkak të papunësisë janë të detyruar të zhyten në rrënojat e kësaj godine edhe pse rrezikojnë jetën e tyre së bashku me fëmijët.

Godinat e amortizuara janë të shumta në qytetin e Korçës, ndërsa kjo ndërtesë që dikur shërbente për banim u shemb mbrëmjen e djeshme, si pasojë e amortizimit të saj.

Free Traffic Exchange