A1 Report - Gjirokaster, femijet mesojne gjuhen italiane permes perrallave

2015-08-22 2

GJIROKASTER- "Gjuha italiane nëpërmjet përrallave". Kështu është titulluar aktiviteti i organizuar nga konsullata italiane në Gjirokastër ku morën pjesë nxënës të shkollave fillore me qëllim përdorimin e metodës së tregimit të përrallave dhe vjershave, si një përballje me njohjen dhe mësimin e gjuhës italiane. Organizatori i këtij aktiviteti, Antonio Errico shprehet se ka mbetur i mahnitur nga dëshira e fëmijëve shqiptar për të mësuar gjuhën italiane.

"Të enjten takova fëmijët për herë të parë, kemi ndërtuar fillimisht kukullat dhe më pas kemi luajtur së bashku me vjersha dhe përralla në Italisht. Sot bashkë me familjet e tyre paraqesin në formë spektakli këto përralla për ti bërë ata që të mësojnë italishten në mënyrë argëtuese. Fëmijët shqiptar që unë takova në Gjirokastër kanë dëshirë të madhe për të mësuar italishten dhe që këtë gjë e bëjnë akoma më mirë duke luajtur", tha Antonio Errico.

Ai shton se përmes përdorimit të figurave te animuara fëmijët nxiten për të qenë sa më krijues në përcaktimin e veprimeve që shoqërojnë vjershat dhe përrallat në gjuhën italiane.