A1 Report - ALUIZNI, PD: Lame shkeli ligjin beri hotelin pronar te truallit‏

2015-08-22 0

TIRANE- Partia Demokratike i kërkoi sot kreut të ALUIZN-it të sqarojë vendimin e marrë më 14 shkurt sipas të cilit i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, duke i hequr të drejtën e pronësisë një familjeje tiranase.

"Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, sikur në këtë sipërfaqe të kishte një ndërtim pa leje. Ndërkohë që në këtë truall, që nuk është pronë e hotelit, nuk ka asnjë ndërtim pa leje.

Me këtë leje legalizimi nr 115100, Artan Lame i ka kaluar në pronësi Hotel Diplomatit 372 metra katrorë, që është sipërfaqja që rrethon këtë hotel", denoncoi sot PD përmes një njoftimi për shtyp të zëdhënëses PD-së, Silvi Bardhi.

Sipas PD-së Hotel Diplomati ka bërë kërkesë për të legalizuar vetëm një shtesë kati, ndërsa Lame "është treguar më i dashur dhe më bujar se sa duhet duke i falur hotelit edhe 372 metra katrorë truall në mes të Tiranës."

"Kjo është një shkelje e rëndë, një veprim qartazi korruptiv dhe në kundërshtim me ligjin. Lame ka bërë kalim pronësie trualli, duke mos pasur asnjë ndërtim në të, " nënvizon PD duke venë në dispozicion të medias vetëdeklarimin me formularin A1 dhe jo me formular A të këtij subjekti.

Jo vetëm kaq PD thotë se kreu i ALUIZN-it ka dhuruar "sipas interesave të tij" 70 metra katrorë që takojnë një familjeje Tiranase, duke i hequr të drejtën e pronësisë kësaj familje.

Bardhi e mbyll deklaratën duke i kërkuar Lames sqarime për atë vendim që e quan abuziv.

Free Traffic Exchange