A1 Report - Lezhe, aksioni i INUK per ndërtimet pa leje në Rrugen e Kombit

2015-08-22 3

LEZHE- Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është përqendruar ditën e sotme në Rrugën e kombit, në segmentin Milot-Kukës. Fadromat e INUK kanë shembur një sërë ndërtimesh pa leje të ngritura përgjatë këtij aksi, kryesisht kioska.

Gjatë shembjeve të objekteve pa leje nuk pati reagime nga ana e pronarëve, ndonëse aksioni u shoqërua me praninë e policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Ndërhyrjet e para kanë qenë në vendet e konsideruara si njolla të zeza për rrezik aksidentesh, ndërsa sipas kreut të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve do të vijohet me të tilla ndërhyrje në të gjitha akset rrugore në veri t vendit.

Aksioni pritet të jetë prezent edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë Rrugës së Kombit për shembjen e ndërtimeve pa leje.