A1 Report - Vdekja e shqiptarit, ekspertiza: Kishte thyerje te forta ne kraharor

2015-08-22 7

GREQI- Një thyerje e fuqishme e kafazit të kraharorit mendohet të jetë shkaku i vdekjes së shqiptarit që para 3 ditësh vrau një gardian grek, ndërsa protesta masive po përgatiten nga shqiptarët në 4 burgje të Greqisë.

Në rrugë zyrtare Ministria greke e Drejtësisë pohoi se "I pandehuri, 40-vjeçari Ilia (Ilir) Kareli u transferua dje në burgun Nigritas (27 mars), për arsye të sigurisë personale.

Është vendosur në një dhomë për të sapoardhurit dhe u veçua nga të burgosurit e tjerë në orën 18.30, kështu që nuk ka pasur monitorim të vazhdueshëm nga stafi i burgut.

Më tej njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë thekson se rreth orës 23:30, zyrtarët të institucionit të paraburgimit vunë në dukje se Ilir Kareli u zhvendos dhe qëndroi për orë të tëra në shtrat.

Pastaj hyri në qeli dhe ka pasur mungesë të vetëdijes. Kontaktoi me ambulancën, e cila erdhi për 17 minuta dhe u transportua në spital, ku edhe vdiq.

Paraprakisht, thyerjet e shumta të kafazit të kraharorit dhe hematomat e shumta në trup ishin evidente për ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa pritet zyrtarisht të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Ndërkaq, zyrtari i lartë i burgjeve greke, Dimitris Nikolinakos tha se shqiptarët po shkaktojnë trazira në burgun e Malandrinos, ku vdiq Kareli, në atë të Trikalësë, ku u arratisën 11 shqiptarë si dhe në Patra e Domokos.

ORA 18:30, SHEFI I BURGUT: KARELI KISHTE SHENJA GODITJEJE
Shefi i Rojeve të burgut Nigratas, Harris Konsolidis ka sqaruar se shqiptari, Ilir Kareli kishte refuzuar ushqimin ndërsa ishte në monitorim gjatë kohës që u transferua në burg.

Gjithashtu, Harris Konsolidis ka thënë se viktima kur u transferua në burgun Nigratas kishte shenja goditjeje në trup dhe refuzoi mjekimin. Ai nuk ka pasur kontakt me asnjë të burgosur të tjerë dhe ka bërtitur "Më sillini një litar".

Ditën e martë (25 mars) Ilir Kareli vrau me thikë gardianin e burgut të Malandrinos në Greqi. I burgosuri shqiptar, në rrëfimin e tij në lidhje me ngjarjen, ka pohuar se vrau gardianin pasi nuk i jepej leje për të takuar nënën.