A1 Report - Vdekja e shqiptarit, ekspertiza: Vdiq si pasoje e torturave

2015-08-22 12

GREQI- Torturat me mjete të forta dyshohet se është shkaku i e vdekjes së shqiptarit, që para 3 ditësh vrau një gardian grek, ndërsa protesta masive po përgatiten nga shqiptarët në 4 burgje të Greqisë.

EKSPERTIZA
Sipas rezultateve të ekspertizës, shqiptari Ilir Kareli që në Greqi njihej si Ilia, kishte një thyerje të fortë të kafazit të kraharorit, ndërsa janë parë edhe të nxira të fytyrë dhe trup.

Sipas ekspertizës, 40-vjeçari mund të jetë rrahur me shkop gome pasi kishte shenja dhune në trup në momentin që u transferua në burgun Nigrtias.

Ndërsa mjeku ligjor jep një tjetër të dhënë. Sipas informatave nga mediat greke, mjeku ligjor ka identifikuar djegie dhe plagë në dorën e tij, duke treguar se ato mund t'i jenë shkaktuar nga tortura me elektroshok.

Në rrugë zyrtare Ministria greke e Drejtësisë pohoi se "I pandehuri, 40-vjeçari Ilia (Ilir) Kareli u transferua dje në burgun Nigritas (27 mars), për arsye të sigurisë personale.

Është vendosur në një dhomë për të sapoardhurit dhe u veçua nga të burgosurit e tjerë në orën 18.30, kështu që nuk ka pasur monitorim të vazhdueshëm nga stafi i burgut.

Më tej njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë thekson se rreth orës 23:30, zyrtarët të institucionit të paraburgimit vunë në dukje se Ilir Kareli u zhvendos dhe qëndroi për orë të tëra në shtrat.

Pastaj hyri në qeli dhe ka pasur mungesë të vetëdijes. Kontaktoi me ambulancën, e cila erdhi për 17 minuta dhe u transportua në spital, ku edhe vdiq.

Paraprakisht, thyerjet e shumta të kafazit të kraharorit dhe hematomat e shumta në trup ishin evidente për ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa pritet zyrtarisht të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Ndërkaq, zyrtari i lartë i burgjeve greke, Dimitris Nikolinakos tha se shqiptarët po shkaktojnë trazira në burgun e Malandrinos, ku vdiq Kareli, në atë të Trikalësë, ku u arratisën 11 shqiptarë si dhe në Patra e Domokos.