A1 Report - Lotaria Kombetare, sjell ne Shqiperi konferencen Lojera me Pergjegjshmeri

2015-08-22 8

TIRANE- Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, nën kujdesin e Shoqatës Europiane të Lotarive, zhvilloi sot, për herë të parë në Shqipëri, një konferencë me temën "Lojëra me Përgjegjshmëri". Në këtë konferencë morën pjesë operatorët e përfshirë në fushën e lojërave të fatit, përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe enteve rregullatorë të lojërave të fatit, akademikë, grupe të ndryshme interesi si dhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e "Lojërave me Përgjegjshmëri".

Konferenca u organizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Shoqatës Europiane të Lotarive, zotit Friedrich Stickler. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri, Z. Thomas Schnoll; Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj si dhe drejtoresha e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Znj. Luneda Sufali.

Të ftuar specialë në këtë Konferencë ishin Dr. Mark Griffiths, Profesor në Departamentin e Psikologjisë/Njësia Kërkimore Ndërkombëtare/Nottingham Trent University, UK; Mag. Andreas Prenn, Drejtor i "SUPRO Werkstatt für Suchtprophylaxe", Vorarlberg, Austria dhe Dr. Doris Thaler, Psikoterapiste, Qendër Këshilluese "Bad Bachgart", Bolzano, Itali.

Konferenca, një risi absolute në Shqipëri, vuri theksin në rëndësinë që kanë politikat e "Lojërave me Përgjegjshmëri" dhe hapat pozitivë të ndërmarrë nga Lotaria Kombëtare pjesë e grupit Austrian Lotteries, në këtë fushë.

Pikat kryesore që u trajtuan gjatë kësaj konference ishin ndërgjegjësimi i publikut të gjerë, mbrojtja e grupeve vulnerabël, strategjitë parandaluese, rëndësia e bashkëpunimit me shërbimet sociale në lidhje me fenomenin e varësisë, si dhe rëndësia për të zhvilluar shërbime të specializuara trajtuese etj.

Një fjalë të veçantë mbajti edhe Presidenti i Shoqatës Europiane të Lotarive, Z. Friedrich Stickler, njëherazi dhe anëtar i Bordit Menaxhues të Austrian Lotteries. Duke u fokusuar tek rëndësia e Lojërave me Përgjegjshmëri Z. Stickler tha se qëllimi i kësaj konference është të arrijë një konsensus që parimi "Lojëra me Përgjegjshmëri" është një përgjegjësi që duhet ndarë mes të gjitha palëve të përfshira në industrinë e Lojërave të Fatit siç janë kompanitë e lojërave të fatit, qeveria, operatorët, OJQ-të etj. "Lotaria Kombëtare është një nga anëtarët më të rinj të Shoqatës Evropiane të Lotarive si dhe anëtare e Grupit të Punës për Lojëra me Përgjegjshmëri të Shoqatës Europiane të Lotarive, grup ky i cili synon të promovojë dhe përshtatë praktikat më të mira mes të gjithë anëtarëve. Qëllimi ynë kryesor është t'i japim mundësi anëtarëve të bëjnë parimin "Lojëra me Përgjegjshmëri" pjesë të veprimeve të tyre të përditshme duke minimizuar kështu dëmin që mund t'i shkaktohet shoqërisë",- tha zoti Stickler.

Gjatë fjalës së tij në Konferencë, Drejtori Ekzekutiv i Lotarisë Kombëtare pjesë e grupit Austrian Lotteries, Z. Peter Simoner u shpreh: "Lotaria Kombëtare ka zgjedhur rrugën e Lojërave me Përgjegjshmëri, rrugë kjo e nisur nga Austrian Lotteries më sh...

Free Traffic Exchange