A1 Report - Shendetesia falas, skuadra te levizshme per zonat e thella

2015-08-22 1

TIRANE- Ekspertët e ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë hartuar paketën e ekzaminimeve falas si dhe mënyrën se si do të realizohet i gjithë kjo sipërmarrje madhore janë kujdesur që askush të mos mbetet pa e përfituar këtë paketë, si dhe të mos lërë asnjë mundësi abuzimi nga stafi mjekësor. Klodjan Rjepaj, zevëndësministër i Shëndetësisë, në një intervistë për "A1 Report" shpjegon se paketën falas do ta edhe të pasiguruarit, ndërsa për banorët e zonave të thella, që e kanë të vështirë të arrijnë qendrën shëndetësore do të jetë në dispozicion një skuadër lëvizëse, e cila do të shkojë tek ata për të ofruar këtë paketë ekzaminimesh.

Ndërsa shërbimi laboratorik do t'i jepet me koncension privatit, por që do ta ofrojnë këtë shërbim falas. Sipas zëvendësministri kjo gjë do të shmangë klientelizimin dhe drejtimin tek private.

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë bëri publike paketën e ekzaminimeve falas për grupmoshën 40-65 vjeç, cilat janë pritshmëritë?
Në radhë të parë kjo paketë do të ofrohet nëpërmjet shërbimit shëndetësor parësor që është i shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Pra do të ketë një portë të parë hyrëse për në sistem. Në radhë të dytë paketa për grupmoshën 40-65 vjeç synon që të adresojë një nga problemet më të mëdha të sëmundjeve kronike që ekzistojnë sot dhe bazuar në eksperiencën për atë lloj sëmundshmërie që mund të kapet në faza të hershme, mund të parandalohet shfaqja e sëmundjes apo e efekteve anësore të sëmundjes, por mund të parandalohen edhe vdekjet. Janë një sërë problematikash, që janë shkencërisht të provuara që mund të kenë efekt nëse kapen hershëm. Janë kryesisht problematikat që lidhen me mënyrën e jetesës që është hipertensioni, obeziteti, depresioni, aktiviteti fizik, duhanpirja, alkooli si dhe matja e indeksit të masës trupore.

Do ta përfitojnë edhe ata që janë të pasiguruar?
Absolutisht. Paketa i referohet grupmoshës 40-65 vjeç. Janë të siguruar, nuk janë të siguruar ky lloj kontrolli bazë do të jetë falas. Dhe me këtë ofertë që iu bëhet shpresojmë që edhe ata që nuk janë të regjistruar te mjeku i familjes do të regjistrohen dhe do të marrin librezën shëndetësore ose certifikatën shëndetësore që do të dalë shumë shpejt nga Fondi.

Ne kemi disa fshatra që janë larg qendrave shëndetësore, si do të veprohet me ta? Si do të përpiqemi ti fusim në sistem?
Në pjesën më të madhe fshatrat i kemi afër qendrave shëndetësore, por kemi një pjesë të zonave të thella malore që janë larg. Është menduar që check-up një herë në vit të bëhet me skuadra të lëvizshme dhe të shkohet në periudhën maj-tetor. Parimisht kjo ndërhyrje do të bëhet për grupmoshën 40-65 vjeç por kjo nuk do të përjashtojë edhe grupmoshat e tjera, por do ta përfitojnë me një algoritëm tjetër.

Një nga pikat kyçe të gjithë kësaj nisme është se gjithçka do të jetë e dixhitalizuar, në një kohë që ne qendrat shëndetësore nuk i kemi të dixhitalizuara. Si është menduar të zgjidhet nga pikëpamja logjistike kjo gjë?
Një pjesë të kësaj pakete do...

Free Traffic Exchange