ELBASAN - Dëmtohet për herë të dytë brënda 5 muajve busti i Aqif Pashë Elbasanit. Dëmtimi është konstatuar mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Busti i Aqif Pashë Elbasanit, ndodhet në qendër të qytetit, në sheshin "Gensher".
Ajo ç'ka është dëmtuar kësaj here nga personat keqbërës është akti i firmëtarëve të pavarësisë, i gdhendur në mermer duke krijuar një atmosferë aspakt të këndshme të qytetarisë elbasanase.
Në muajin nëntor është djegur flamuri i Aqif Pashës nga persona me precendent penal, ku më pas policia i identifikoji dhe i arrestoi. Po kështu është dëmtuar për qëllim marrjen gërmave të bronzit për skrap, busti që i kushtohet "Martirëve të Camërisë", disa muaj më parë.