A1 Report - Ekspertiza rrëzon Gjikën, dha leje ndërtimi një vit para pronësisë

2015-08-22 2

TIRANE- Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka firmosur miratimin e lejës së ndërtimit për subjektin "En-Bjo Sh.p.k" dhe lejën për shesh ndërtimi, para se Gëzim Feta të bëhej pronar dhe përpara se mes Fetës dhe Gentian Sherifaj të ishte lidhur një marëveshje për ndërtimin e objektit. Gjithçka ka qënë e paracaktuar dhe se në kundërshtim me ligjin për urbanistikën, më parë është dhënë leja për ndërtim, se sa është siguruar dokumentacioni në hipotekën e Vlorës. Gazeta "Shqiptarja.com" zbardh të plotë aktin e ekspertimit të inxhinieres Luiza Bala, i cili në këtë fazë ku ndodhet gjykimi, është kontestuar shumë nga avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Ekspertimi
I mbajtur më dt.03/04/2013, nga unë ekspertja teknike: Luiza Bala, arkitekte, drejtuese teknike dhe administratore e "GORA-Fier Shpk" me licencë projektimi-kolaudimi-mbikëqyrëse e punimeve dhe Vlerësuese e Shkallës së Parë të pasurisë së paluajtshme, thirrur në detyrën "Për kryerjen e Ekspertimit Teknik Urbanistik" për sqarimin e çështjes penale me nr.1532 të vitit 2012, mbështetur kjo në vendimin e dt 12/3/2013 e nxjerrë nga prokurori i çështjes Aurel Zarka,prokuror në prokurorinë Vlorë.

Për të sqaruar sa më qartë ato, u bë shqyrtimi i gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor të vëna në dispozicion nga prokurori i çështjes dhe që ndodhen në fashikullin penal të çështjes së mësipërme, si dhe verifikimi në vende i zonës dhe mbështetur në to, po u japim përgjigjet e pyetjeve dhe detyrave të caktuara në këtë vendim, si më poshtë vijon:
Pyetja. Sheshi i ndërtimit dhe leja e ndërtimit e miratuar me vendimin nr.1/11 datë 24/03/2010, a është në përputhje me kushtet e përcaktuara në ligjin nr.8405 datë 17/09/1998 "Për Urbanistikën" dhe VKM nr.722 datë 19/11/1998 "Për miratimin e rregullores së Urbanistikës", Planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Vlorës dhe studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës?

Përgjigje:
Dokumentet e ndodhura në fashikullin hetimor të çështjes së mësipërme, po i citojmë duke i analizuar sipas radhës:
1.Formulari nr.1-kërkesë për miratimin e destinacionit dhe kondicioneve urbane te sheshi i ndërtimit, mban në fund të saj firmën e Gëzim Feta dhe ka të shënuar vitin 2012. Kjo do të thotë se qytetari as kërkesë nuk ka pasur, në momentin që është bërë miratimi i sheshit dhe lejes së ndërtimit. 2."Çertifikatë për vërtetim pronësie" e noterizuar më dt.31/05/2012, për pasurinë me nr/28/119, truall me sip.34 m2, e ndodhur në zk. 8602, pranë portit, Vlorë, pronë e Gëzim Feta. 3. "Çertifikatë për vërtetim pronësie" e noteruar më dt.31/05/2012 për pasurinë me nr 28/102, truall me sip.61 m2, e ndodhur në zk. 8602, pranë portit, Vlorë, pronë e Gëzim Feta. 4. "Çertifikatë për vërtetim pronësie" e noteruar më dt.31/05/2012 për pasurinë me nr 28/104, truall me sip.58 m2 e e ndodhur në zk. 8602, pranë portit, Vlorë, pronë e Gëzim Feta. 5. "Çertifikatë për vërtetim pronësie" e noteruar më dt.31/05/2012 për pasurinë me nr 28/1114, truall me sip.166 m2 dhe një n...

Free Traffic Exchange