MALLAKASTËR - Tjetër përplasje mes banorëve Forcave të Ndërhyrjes së së Shpejtë dhe inspektorët e INUK është shënuar sot paradite në rrethin e Mallkastrës.
A1 Report sjell pamje ku pronari i godinës së planifikuar të shembej vë në rrezik jetën e fëmijës së tij, duke kërcënuar se do të vetëhidhet nga kati i dytë.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fshatin Rroms të Mallakastrës.
INUK kishte planifikuar të prishte një godinë dy katëshe karabina buzë autostradës Fier-Levan pasi ishte pa leje.
Pamjet e transmetuara në A1 Report tregojnë sesi Premtim Aliaj, (i cili është pronari i godinës dy katëshe karabina), me fëmijën që e mban pas vetes ndodhet shumë pranë bordurës dhe kërcënon të hidhet nga kati i dytë për të mos lejuar që INUK të ndërmarrë aksionin e prishjes.
FNSH ndërhyri me forcë për tia hequr fëmijën me forcë dhe më pas i zbret nga ndërtesa.