A1 Report - Itali, Obama me Renzin: Roli juaj per armet kimike siriane, i madh

2015-08-22 1

ROME - E gjithë bota ka vlerësuar rolin që luajti Italia për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, duke vënë në dispozicion një port në territorin italian, për transferimin e tyre. Kështu është shprehur presidenti amerikan Barack Obama gjatë takimit me kryeministrin italian Matteo Renzi.

Gjatë konferencës për shtyp të përbashkët, Obama u shpreh se ka besim tek reformat që do të ndërmarrë Renzi, duke thënë se kryeministri italian, do të dijë si ta çojë përpara Italinë.

Gjatë kësaj konference të përbashkët për shtyp, Obama ka falenderuar kryeministrin Renzi dhe presidentin Giorgio Napolitano, për impenjimin italian në favor të NATO-S dhe për impenjimin në Kosovë, në Afganistan dhe në Liban.

Në lidhje me ndihmën që Fondi Monetar Ndërkombëtar po i jep Ukrainës, ai u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm, një sinjal konkret, për të treguar se bota është e bashkuar me Ukrainën, e cila duhet të bëjë zgjedhje të vështira, në momente të vështira.

Ai i bëri apel Kongresit amerikan që të krijojë një paketë ndihmash në mbështetje të Ukrainës. Gjatë vizitës që zhvilloi ditën e enjte në Itali, presidenti amerikan Barack Obama, pati një takim edhe presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, për të cilin u shpreh se Italia është me fat që ka një burrë Shteti të fortë, që ndihmon vendin në momente kaq të vështira.

Papa Françeskun, paraditen e të enjtes, është takuar në Vatikan me Papa Françeskun dhe në qendër të bisedimeve ishin lufta kundër varfërisë dhe thellimi i hendekut mes shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Obama dhe Papa Françesku patën këndvështrime të ndryshme lidhur me temat e abortit, martesave mes homoseksualëve dhe farëzimit artificial. Papa u shpreh se nuk do të kishte ndryshime të doktrinës Katolike lidhur me këto tema.

Ky ishte dhe takimi i dytë papal për presidentin amerikan i cili në vitin 2009 u takua dhe me Papa Benediktin XVI.