A1 Report - Opozita iken, Rama: Reforma territoriale votohet kete sesion

2015-08-22 2

TIRANE - Kryeministri deklaron se reforma territoriale do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai fton opozitën t'i bashkohet pasi mazhoranca do që reforma të votohet konsensualisht në Parlament, por nëse nuk pranojnë reforma do të votohet pasi mazhoranca i ka votat dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Rama mbajti fjalën pasi opozita braktisi seancën (ora 12:55). Deputetët e opozitës vendosën të braktisnin seancën plenare ku sipas tyre nuk mund të vazhdohet në këtë rrugë të shkeljes së etikës dhe ligjeve kushtetuese.

Në fjalën e tij kreu i grupit PD, Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të ulet në tryezë para se të shkojë në Gjermani. Paloka në fund të fjalës së tij tha se opozita nuk mund të vazhdojë më në këtë Parlament ku sipas tij mazhoranca duhet të tërhiqet siç e cilësoi ai nga shkelja e ligjit.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama duke sqaruar arsyet pse i shkruajti Bashës për ta takuar ftoi opozitën të bëhej pjesë e kësaj reforme pa vendosur kushte, por nëse nuk do të bëhej atëherë ata do të vazhdonin reformën sepse populli "na ka zgjedhur dhe nuk mund të rrimë në batakun që kanë zgjedur këta sa herë që vijë në Parlament. Reforma territoriale do të votohet këtë sesion parlamentar"

Më përpara për gati 1 orë Kuvendi u përfshi nga debate të nxehta mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës. Kryeministri Rama pranoi se ka shkelur etikën seancën e kaluar dhe kërkoi ndjesë për qytetarët, ndërsa shtoi se në dallim nga PD mazhoranca nuk merret me familjarët e opozitës. Rama e quajti PD-më mbeturinë e komunizmit. Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre. Ndërsa opozita u shpreh se për herë të parë në qeveri ishin 4 anëtarë të familjes.

DEBATET E PLOTA NE KUVEND

RAMA: REFORMA S'MUND TE SHTYHET, DO VOTOHET BRENDA SESIONIT
RAMA: "Kam ngarkuar deputetin Taulant Balla si drejtues i pjesës tonë në grupin e deputetëve pranë PE që të komunikojë me palën tjetër dhe të bëjë present faktin që ne vërtet jemi shumë të interesuar të ulemi për reformën administrativo territoriale, por nuk kushtëzojmë dialogun sa herë na është kërkuar. Ne kemi thënë se jemi të hapur. Duam që reformën ta votojmë konsensualisht në Parlament.

Kërkon të bllokojë komisionin, ne i kemi votat për ta kaluar këtë reformë, i kemi nisur konsultimet kemi mbështetjen ndërkombëtare dhe përfaqësohet nga një numër donatorësh. Puna ka filluar

Nuk mund ta shtyjmë më këtë reformë. S'kemi mundësi të presim. Nuk ka lidhje me viziten time në Gjermani. Jam futar nga kancelarja mua j me parë. Ftesa është përpjekja fundore për të tentuar sy më sy e transparencë që të ulemi të bëjmë reformë e ka lidhje me afatet. Reforma duhet të përfundojë në këtë sesion parlamentar, nuk mund të presë. Nuk kemi prirje e qëllim të prekim qarqet që lidhen drejtëpërdrejtë me Kodin Zgjedhor"