A1 Report - Durres, zbardhen nje seri vjedhjesh ne 3 muaj, 2 te rinj ne pranga

2015-08-22 5

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur një sërë vjedhjesh në qytetin e Durrësit, si dhe ka vënë në pranga dy autorët. Të arrestuarit janë dy të rinj, Edmond Pjetri 18 vjeç dhe Erjon Ferra 19 vjeç.

Ata akuzohen se përgjatë periudhës janar-mars 2014, kanë realizuar vjedhjet me thyerje të të paktën 7 dyqaneve e banesave në lagjet 16, 17 dhe 14 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë të rinjtë më 28 janar në lagjen 17 kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.M. në të cilin kanë përvetësuar produkte ushqimore e cigare.

Më datë 11 shkurt në lagjen 14 vodhën dyqanin e shtetasit F.H. në të cilin kanë vjedhur 60 artikuj veshmbathje.

Më date 04 mars vodhën dyqanin e shtetasit A.K. në lagjen 16 ku morën artikuj ushqimorë me vlerë 6 000 lekë.

Më date 21 mars vodhën banesën e shtetasit B.K. në lagjen 17 në të cilën kanë marrë një televizor.

Më datë 25 mars vodhën magazinën e F.S. në lagjen 16 ku morën një motoçikletë.

Një ditë më vonë vodhën lokalin e shtetasit B.K. në lagjen 17 ku morën një televizor dhe një ekspres kafeje.

Dhe me 26 mars kanë vjedhur banesën e shtetasit F.M. në lagjen 14 në të cilën kanë marrë produkte të ndryshme ushqimore.