A1 Report - BSH, apeli i Fullanit: Ka ardhur koha qe bankat te nisin kreditimin

2015-08-22 0

TIRANË - Kreditimi i ekonomisë është një hap nga zhbllokimi. Sistemi bankar ka dhënë shenja aktivizimi për sektorin e kreditimit, nisur edhe nga pozitat e stabilizuara.

Në daljen e tij për mediat, Guvernatori Ardian Fullani, kërkoi përsëri nga bankat që të tregohen më aktive në kredidhënie. Gjithastu, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%.

Sektori bankar në Shqipëri ka dhënë shenja të një rigjallërimi duke ruajtur stabilitetin, si dhe duke u treguar i gatshëm të kreditojë ekonominë. Faktorë përcaktues janë shlyerja e detyrimeve ndja biznesit, që do të nisë në muajin Prill dhe pastrimi i bilanceve nëpërmjet fshirjes së kredive të humbura.

Në daljen e tij të përmuajshme për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se tashmë janë pjekur të gjitha kushtet që sektori bankar të rinisë kreditimin, duke shtuar se, rreziqet afatshkurtra vlerësohen të jenë të mëdha, ndërsa inflacioni i ka qenë i kontrolluar.

Guvernatori Fullani foli edhe në lidhje forumin e zhvilluar dje në Tiranë me përfaqësuesit e grupeve bankare që veprojnë përmes filialeve të tyre në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë sot të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 2.75%. Guvernatori Fullani tha se, gjendja e ekonomisë për të ardhmen nuk do të pësojë dnryshime të rëndësishme. Kërkesa është dhe do të ngelet e dobët, çka do ta mbajë rritjen ekonomike nën potenciale, por me një përmirëism gradual në pjesën e mbetur të vitit.