A1 Report - Rama: Legalizim falas per 67 mije familje, se shpejti pr/ligji ne kuvend

2015-08-22 1

"Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s'e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palc Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin.
Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj. Ndryshim është, jo se jemi nga natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta disinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës.
Kjo nuk ka të bëjhë me ju por me ata që dje morën dokumentat e shtëpisë dhe që nuk do të ndalet më deri kur shtëpitë e ndërtuara të jenë legalizuar dhe të jenë legalizuar falas. Pata kënaqësinë që një ndër njerëzit që morën dje titullin e pronësisë ishte Xhaxhai i Azem Hajdarit
Dua të shfrytëzoj këtë moment duke ju thënë atyre që na ndjekin. Ne dje kemi kaluar në qeveri projektin. Do vijë në parlament dhe legalizimi do bëhet falas për ata që kanë tokën e tyre 67 mijë familje deri sot nuk kanë mundur të legalizojnë shtëpinë .

Free Traffic Exchange