Kazakistani ka territor sa gjithë Evropa bashkë. Kështu mbrëmë në emisionin 'Jadi Burek' u shpreh kandidati për presidenti i VMRO-së Gjorge Ivanov. Ai tha se ka qenë i impresionuar nga vizita e fundit në këtë shtet të Azisë Qendrore sa që edhe ngatërroi madhësinë e territorit të këtij shteti. Sa për informatë, Kazakistani ka territor prej 2 milion e 727 mijë e 300 kilometra katror, kurse Evropa përfshinë 10 milion e 180 mijë kilometra katror, përkatësisht pothuajse 4 herë ka më shumë territor se Kazakistani. Ivanov me gafet e tij nuk përfundoi këtu por vazhdoi duke thënë se president i SHBA-së është Zhak Shirak.
"Isha deri në Kazakstan, dhe ne tani edhe ambasadë do të hapim atje! Nëse keni parasysh se çfarë është Kazakistani, paramendoni se sa është e gjithë Evropa, të gjitha shtetet e saj, aq hapësirë ka vetëm Kazakistani. Kur ishim tek presidenti i tyre, ai tha e keni mësuar në Kimi sistemin Periodik të Mendelevit, nuk ka element në atë sistem periodik që nuk ekziston në territorin e Kazakistanit", deklaroi Gjorge Ivanov, kandidat për president i VMRO-DPMNE-së. Alsat-M