A1 Report - Amnistia, lirimet nisin pas 10 prillit ja kategorite qe perfitojnë të paret

2015-08-22 7

TIRANË - Lirimi i të burgosurve të cilët përfitojnë lirim të menjëhershëm nga amnistia do të nis pas datës 10 prill 2014. Pas miratimit në parlament, amnistia u dekretua dhe nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në një intervistë për A1 Report, përgjegjësi i Sektorit juridik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Burgjeve, Eduard Dedaj tregon se, fillimisht do të përfitojnë nga aministia të miturit, gratë në moshë e më pas burrat.

Duke folur për A1 Report, Përgjegjës i Sektorit Juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Eduard Dedaj, tregon se, "amnistia do të nisë pas datës 10 prill dhe të parët që do të përfitojnë do të jenë të miturit. Sipas tij, pas tyre janë gratë dhe të moshuarit të cilët do të lirohen".

Gjithashtu, Dedaj ka treguar se, drejtori e Burgjeve në bashkëpunim edhe me policinë do të mbajnë në mbikqyrje të liruarit, sidomos ata që janë dënuar për vepra më të rënda penale apo që janë përsëritës.

Gjithashtu do të bashkëpunohet edhe me Ministrine e Arsiimit, me qëllim që një pjesë e të miturve të rikthehen në procesin e riedukimit nëpër shkollat.