A1 Report - PD: Rama mashtroi me legalizimet jep tapite dy here me shtrenjte

2015-08-22 0

TIRANË- Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po jep tapitë e shtëpive dy herë më shtrenjtë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, tha se tapitë që kryeministri Rama shpërndau dje në zonën e Paskuqanit, "janë së qeverisë së mëparshme."

"Që Edi Rama mashtroi me legalizimet falas në fushatë u pa shpejt se e treguan tellallët e tij. Por që tapia do kushtojë 2 herë me shumë u tregua dje, pra shqiptarët do paguajnë me para në dorë 2 herë më shumë", tha zëdhënësja Silvi Bardhi nga selia blu.

Sipas Partisë Demokratike, "Edi Rama vetëm është tallur me banorët që kanë ngritur shqetësimin e legalizimeve."

"Nuk ka tapi falas, legalizimet do kushtojnë 2 herë më shtrenjtë", vijoi Bardhi.