A1 Report - ICITAP:Policia punon në kushte të papranueshme, duhet nderhyrje

2015-08-22 2

TIRANE - Misioni i ndihmës policore i Ambasadës Amerikane, 'ICITAP', konstaton një sërë problemesh në funksionimin dhe punën e Policisë së Shtetit, në një radiografi të kryer në 17 komisariate dhe stacione policore. Në raport konstatohet se vetëm gjysma e ambienteve të vizituara kanë qenë të pranueshme për kryerjen e detyrave.

Investimi në blerjen e automjeteve tip "shevrolet" për përdorim të Policisë së Shtetit, në vitin 2009 me vlerë 2.1 milionë euro dhe që ka qenë investimi më I madh I 8 viteve të fundit për uniformat blu ka rezultuar I dështuar. Mjetet kanë konsum tejet të lartë dhe nuk plotësojnë kriteret e tjera që duhet të ketë një automjet për përdorim policor.

Vërejtje ka patur që tek kushtet higjenike në godinat e policisë, deri tek armatimi që varjon në vjetërsi 15-50 vjeçar që përdorin uniformat blu.

"Duke parë kufizimet e mëdha buxhetore, ICITAP nxit Qeverinë e Shqipërisë të veprojë me vendosmëri e forcë në përgjigjen e saj ndaj kësaj krize në rritje. Një përgjigje gjithëpërfshirëse e Qeverisë duhet të përfshijë një strategji disa-vjeçare të hartuar me kujdes, për zhvillimin e të gjitha aspekteve të infrastrukturës, automjeteve dhe pajisjeve policore, në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë e donatorëve. Kjo strategji duhet të përfshijë edhe një rishikim të gjerë të mënyrës se si shpërndahet buxheti aktual i policisë (i cili është rreth 85 milionë euro), për të gjetur mënyra më efiçente për t'i përdorur këto fonde në dobi të kërkesave të Shqipërisë për siguri e sigurim. " thuhet në raportin e 'ICITAP'.

Free Traffic Exchange