Në tetor të vitit 2007, Sali Berisha në atë kohë kryeministër dhe në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, akuzoi kryekomunarin e Farkës Plaku se ka dhënë leje ndërtimi ne ullishtet e Farkes, pa u miratuar më herët plani i zonës. Le të rikutjojmë debatet mes tyre në mbledhjen e KRTRSH-së. 7 vite më parë, ndersa Berisha i terheq vemendjen per babezi me ndertimet.
"Nuk mund të mposhtemi më tutje nga babëzia me ndërtimet". Këto fjalë të ish kryeminsitrit Sali Berisha në tetor të vitit 2007, i adresohen kreut të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, në shenjë "qortimi" për dhënien e lejeve të ndërtimit pa u miratuar plani i zonës duke i tërhequr vëmendjen, për babëzinë që e ka rrëmbyer.
Debatet janë zhvilluar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, më 29 tetor të 7 viteve më parë. Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, kërkoi anulimin e lejeve të lëshuara për pallatet 8 katëshe në ullishtet e komunës së Farkës.
Fatbardh Plaku, i cili drejton komunën e Farkës prej 17 vitesh u "mbrojt" duke thënë se Farka nuk ishte kryeqytet.