A1 Report - Panariti demonstron permes nje analize djathin e falsifikuar

2015-08-22 18

TIRANE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka demostruar përpara tregtarëve tek tregu i "Avni Rustemit" se si mund të kontrollojmë nëse djathi që konsumojmë është i përzier me niseshte apo është i prodhuar vetëm nga qumështi.

Nga 3 mostra të testuara me jodur kaliumi dhe solucion klori aktiv, 2 kanë dalë të pastra ndërsa njëra prej tyre ka dalë se është prodhuar me niseshte. Specialistët e Autoritet Kombëtar të ushqimit na thonë se kjo provë mund të bëhet edhe në kushte shtëpie, me jodin e thjeshtë.

"Hedhim disa kristale të judurit të potasit duke shtuar edhe dy pika klorat do shikojmë do realizohet një reaksion kimik. Ju shikoni se klorati që ka një ngjyre mjalti, merr ngjyrë të zezë, duke treguar se është një djath i falsifikuar." tha Panariti.

Ministri i Bujqësisë, Panariti ka deklaruar se kontrollet do të shtrihen në mbarë vendin dhe duke filluar që nga java që vjen do të monitorohen edhe vaji i ullirit dhe mish ii importit për prezencë hormonesh.

"Duke filluar nga java tjetër do të merremi me vajin e ullirit. Më pas do të vazhdojmë me mishin e importit për të garantuar që mishi që importohet është i çliruar nga hormonet." tha më tej Panariti.

Ndërkohë që vetë tregtarët shprehen se kontrolli i tregut është mëse i domosdoshëm.