TIRANE - Nëse doni të zbuloni se djathi që keni blerë nuk është i përzier me niseshte, por është prodhuar me qumësht, mund ta bëni fare lehtë. Ministri Edmond Panariti, ka demostruar përparë tregtarëve te "Avni Rustemi" se si mund të bëhemi edhe vetë kontrollorë të cilësisë së djathit që ne blejmë dhe u ka dhuruar atyre nga një kit special.
"Hedhim disa kristale të judurit të potasit duke shtuar edhe dy pika klorat do shikojmë do realizohet një reaksion kimik. Ju shikoni se klorati që ka një ngjyre mjalti, merr ngjyrë të zezë, duke treguar se është një djath i falsifikuar." tha Panariti.
Ministri i Bujqësisë, Panariti ka deklaruar se kontrollet do të shtrihen në mbarë vendin dhe duke filluar që nga java që vjen do të monitorohen edhe vaji i ullirit dhe mish ii importit për prezencë hormonesh.
"Duke filluar nga java tjetër do të merremi me vajin e ullirit. Më pas do të vazhdojmë me mishin e importit për të garantuar që mishi që importohet është i çliruar nga hormonet." tha më tej Panariti.
Ndërkohë që vetë tregtarët shprehen se kontrolli i tregut është mëse i domosdoshëm.