A1 Report - Komisioni per policine,iken opozita mungon dokumenti vleresimit

2015-08-22 0

TIRANE - Opozita është larguar nga komisioni hetimor parlamentar për Policinë e Shtetit. Shkak për këtë janë bërë debatet deri në fyerje mes deputetëve të mazhorancës dhe kryetarit Arben Ristani, kur ky i fundit i ka kërkuar llogari eksperteve të PS nëse i kanë parë dosjet dhe kur e kanë bërë.

Largimi opozitës dhe pjesmarrja e një numri te vogël deputetësh është cilësuar nga mazhoranca si tentativë për ta shtyrë këtë komision.

"Opozita ka degraduar me pjesëmarrjen e ulët në Komision. Jemi para faktit se sot u shkel rendi ditës i miratuar." është shprehur deputeti i PS Taulant Balla.

Më herët Eridian Salianji në cilësinë e specialistit të mazhorancës bëri me dije se për pjesën më të madhe të drejtusve të policisë së shtetit nga kontrolli i dokumentacionit rezulton se i mungon dokumenti i vlerësimit, dokument ky që mungon që nga 2006 .

"Janë larguar nga puna 403 punonjës policie" është shprehur deputeti i PD, Arben Ristani

Ndërsa ka replikuar eksperti i PS, Salianji: "Shkak i largimeve është vlerësimi në punë. Motivacioni i lirimit është për marrje grade në kundërshtim me ligjin." është shprehur Salanji.

?Ndërkaq deputeti i PS Paulin Sterkaj ka akuzuar Ristanin: "Ti je person publik, i njohur për mashtrim" është shprehur Sterkaj.

Eksperti i PS-së Eridian Salianji në komisionin hetimor vihet për herë të dytë përballë Arben Ristanit si drejtues komisioni.