A1 Report - U denoncua në 'A1 Report',polici i komisariatit nr 3 merret i

2015-08-22 2

TIRANE- Gentian Kërtoçi, efektivi i policisë që u denoncua në televizionin "A1 Report" duke marrë rryshfet në këmbim të heqjes së një gjobe, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e korrupsionit. Efektivi i komisariatit nr.3 nuk ka pranuar akuzën gjatë fazës hetimore por sërisht, njësia Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka vendosur të dërgojë në gjykatë Gentian Kërtoçin. Provat që janë administruar në dosjen hetimore janë dëshmia e shtetasit që shfaqet në pamje filmike duke i dhënë 20 mijë lekë të vjetra efektivit të policisë dhe pamjet filmike të sekuestruara në televizionin "A1 Report". Kërtoçi është arrestuar nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në muajin tetor 2013.
Një ditë pas publikimit në A1 Report të videos ekskluzive, ku duket tentativë e korrupsionit të qytetari ndaj policit rrugor, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arreston policin e komisiariatit nr. 3. "Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Beqir Kërtoçi, 24 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, me gradën N/inspektor.

Free Traffic Exchange