VLORE- Kabinat e plazhit në Vlorë që shërbejnë si shtëpi banimi për të pastrehët janë amortizuar tërësisht. Dhjetëra familje që jetojnë në këto godina ankohen për kushtet e vështira të banimit, ndërsa akuzojnë bashkinë se nuk është impenjuar asnjëherë për rikonstruksionin e tyre.
Banorët në këto kabina të plazhit në qytetin bregdetar të Vlorës jetojnë në kushte të vështira mes lagështirës, rrjetit të amortizuar elektrik dhe kushteve më minimale të jetesës.
Bashkia e qytetit edhe pse për vite me radhë vjel të ardhura nga këta banorë në formën e një qiraje mujore, asnjëherë nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e kushteve të këtyre godinave.