A1 Report - I vihet shashke makines se portierit te Tiranes, Xhino Sejdo

2015-08-22 2

TIRANE- Një shashkë e hedhur në makinën e portierit të dytë të ekipit të Tiranës, Xhino Sejdo, ka alarmuar policinë e Tiranës. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për lëndë plasëse, por me mbërritjen e uniformave të policisë, u mësua se bëhej fjalë për një kapsollë.

Makina e 18-vjeçarit Sejdo, ndodhej e parkuar pranë kompleksit sportiv "Skënder Halili".

Mësohet se makina nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa në momentin e ngjarjes, portieri Xhino Sejdo ishte në stërvitje.

Ndërkohë portieri i parë i ekipit të Tiranës, njëkohësisht edhe kapiteni i ekipit bardheblu, Ilion Lika shprehet se lënda shpërthyese nuk ka qenë tritol, siç u dyshua në fillim, por një shashkë, e cila nuk ka shkaktuar dëme.

"Ka qenë një shashkë, e cila nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim. Xhino është një djalë shembullor dhe nuk e di cilat janë arsyet e ngjarjes, policia po heton gjithçka", deklaroi ai.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët nisën hetimet për ngjarjen.