A1 Report - Seman, pika kufitare vezhguese ne gjendje te mjeruar prej vitesh

2015-08-22 9

FIER- Pika kufitare vëzhguese në zonën e Semanit në rrethin e Fierit po del jashtë funksionit. Rreth 20 metra larg vijës bregdetare bien në sy dy godina, që janë amortizuar, dhe duket sikur janë fshehur pas shkurreve apo barishteve, ndërsa zona ku ndodhet radari i vendosur në një shtyllë metalike, gradualisht po gërryhet nga erozioni.

Posta kufitare luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për luftën ndaj trafikantëve, por edhe për t'u ardhur në ndihmë mjeteve lundruese që janë në rrezik mbytje, duke u lidhur edhe me qendrën kufitare në Vlorë apo qendra të tjera.

Policët e këtij shërbimi jashtë kamerës shprehen se "qendra kufitare ndodhet prej kohësh në këtë gjendje, por askush nuk ka marrë masa".

Pavarësisht se qendra kufitare nuk po e kryen funksionin e saj në parametrat e kërkuara, godinat çdo ditë sa vijnë e amortizohen duke u bërë pengesë për operacione të ndryshme, sidomos në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Free Traffic Exchange