A1 Report - Gjirokaster, konsulli grek i ben thirrje per bashkim minoritetit ne kete zone

2015-08-22 2

GJIROKASTER- Konsulli i Greqisë në Gjirokastër Nikolaos Kotrakoi i ka bërë thirrje për bashkim të minoritetit grek në Gjirokaster. Në një takim në kuadër të festës së pavarësisë së Greqisë, ai i ka bërë thirrje minoritetit të qëndrojë i bashkuar dhe jo i parcelizuar.

"Minoriteti ynë të jetë prezent dhe i gjallë këtu dhe për inat të atyre që kujtojnë se do të zhduket, duhet të dëshmojë të kundërtën me qëllim që brezi ynë i ri, të mbajë me krenari lart flamurin helen dhe të ruajë gjuhën tonë", tha konsulli grek në Gjirokastër, Nikolaos Kotrakoi.

Në takimin e organizuar mesditën e të martës, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit Popullor Vangjel Dule, zv.ministri i Jashtëm shqiptar Alqi Puli, kryetari i Omonias Vasil Bollano, përfaqësues të klerit ortodoks grek, si dhe funksionarë të tjerë vendorë pjesë e administratës minoritare greke në jug të vendit.

Aktiviteti i sotëm, u mbajt në kuadrin e 193-vjetorit të revolucionit grek, ditë e cila njihet në Greqi si festë kombëtare.