LEZHE- Të gjitha ata qytetarë që nuk shlyejnë taksat vendore do t'u refuzohet shërbimi, si dhe do t'u bllokohet paga. Kjo masë është ndërmarrë nga bashkia e qarkut të Lezhës për të gjithë ata qytetarë që janë njëherësh edhe punonjës të administratës shtetërore.
Kjo pasi problemet e vazhdueshme të krijuara nga një nivel i ulet pagesash të qytetarëve lezhjane ka bërë që kjo njësi vendore të shtojë masat e saj për penalitete ndaj debitorëve.
Për vitin 2013, të ardhurat nga tarifat vendore për kategorinë familjare u realizuan vetëm në masën 3%, e për pasojë duke i reduktuar buxhetit të Bashkisë Lezhë afërsisht 20 milion lekë të reja.