A1 Report - Debate ne Komisionin Hetimor per dosjet dhe thirrjen e deshmitareve

2015-08-22 0

TIRANE- Ndonëse ka nisur fillimisht me klimë të qetë, Komisioni Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka vijuar me debate akuza e kundërakuza. Shkak i debatit është bërë kërkesa e nënkryetari Taulant Balla për të afruar datat e seancave dëgjimore me personat që janë dëshmitarë për lëvizjen në polici.

Por propozimi i Ballës ka hasur në kundërshtinë e opozitës të cilët thanë se duhet të shqyrtohet fillimisht dokumentacioni, ku për një pjesë të tyre, sipas demokratëve u mungojnë propozimet dhe urdhrat e ministrit dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për emërimit dhe lirimet.

Por debatet në Komisionin Hetimor kanë shkuar deri aty sa është prekur edhe çështja e 21 Janarit. Akuza e kundër akuza ka pasur edhe në planin personal.

Komisioni Hetimor vendosi që të mblidhet çdo ditë, ndërsa ekspertët e këtij Komisioni do të punojnë gjatë gjithë kësaj të marte për t'u njohur me dokumentacionin dhe për të nxjerrë gjetjet mbi të cilat do të punohet.