A1 Report - Dita franceze e Drejtesise, Moro: Afrim legjislacionit shqiptar me BE

2015-08-22 0

TIRANE- Në ditën franceze të drejtësisë ambasada frankofone me kreun e saj Christine Moro, treguan se prezenca e Francës luan një rol të rëndësishëm në afrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Në konferencën e organizuar në Fakultetin e Drejtësisë, ambasadorja Moro shprehu kënaqësinë se këtë vit në bashkëpunim me Universitetin u krijua një grup studentësh dhe pedagogësh që praktikojnë gjuhën franceze me qëllim afrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Francës.

"Prania jonë në fushën juridike në Shqipëri mendoj se është shumë e rëndësishme sepse luan një rol të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Duke u kthyer përsëri tek universiteti, theksoj se pikërisht fakulteti është pikënisja e të gjitha veprimtarive tona të bashkëpunimit. Vendet tona kanë një bashkëpunim të forte në fushën e drejtësisë, duke përfshirë këtu bashkëpunimin në mënyrë të veçantë të dy shkollave të magjistraturës, me Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri, si dhe me profesionistet e së drejtës si gjykatësit apo prokurorët", u shpreh ambasadorja Christine Moro.

I pranishëm në eveniment veç krerëve të Fakultetit të Drejtësisë, ishte dhe Jean Pradel, një studiues i njohur francez në fushën e së drejtës, i cili dha për studentët një leksion mbi themelet dhe historinë e së drejtës penale. Jean Pradel, ka mbajtur disa poste si President i Shoqatës Franceze të së Drejtës Penale.