A1 Report - Hapet drita jeshile per përfitimin e pensionit nga emigrantet ne Itali

2015-08-22 16

TIRANE- Hapet drita jeshile për të gjithë emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Itali për të përfituar pensionin e pleqerisë.

Deri më tani Italia kishte refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me vendin tonë, për t'u njohur kontributet shoqërore duke i përfshirë emigrantët shqiptarë në skemën e pensioneve.

Por vetëm pak kohë më parë në ministrinë e Mirëqenies Sociale mbërriti një kërkesë zyrtare nga pala italiane për hartimin e projektligjit për njohjen e viteve të punës për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë që prej 23 vitesh atje.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë marrëveshje të tillë me Greqinë, Gjermaninë dhe Anglinë, ku edhe janë komunitete më të mëdha të emigrantëve shqiptarë, pasi ata kërkojnë që të ndajnë sigurimet shoqërore nga ata shëndetësore.

Ministria e Mirëqënies Sociale, ka shpjeguar sot në komisionin e shëndetësisë se përse kanë ngecur marrëveshjet për njohjen e viteve të punës së emigrantëve shqiptarë.

Gjatë ditës së sotme në Komsionin e Shëndetësisë është miratuar në parim marrëveshja për njohjen e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, madje edhe eksportimi i viteve të punës nga nëj vend në tjetrin mes Shqipërisë dhe Belgjikës, ku jetojnë e punojnë rreth 35 mijë emigrant shqiptarë.

Free Traffic Exchange