TIRANE- Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ka sqaruar qëndrimin e dikastrit që drejton në lidhje me lajmet e publikuara , për një shkarkim të mundshëm të kundëradmiralit Kristaq Gërveni.
Zonja Kodheli duke folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm , tha se përfaqësuesit tonë ushtarak në NATO, Gërvenit i ka përfunduar mandati si përfaqësues i Shqipërisë dhe nuk është shkarkuar. Ministrja argumenton se për këtë çështje është infomuar edhe presidenti Bujar Nishani .
"Në rastin e Gërvenit i ka mbaruar dekreti i Presidentit të mëparshëm. Kam nxjerrë një urdhër administrativ ë" sqaroi për gazetarët Kodheli.
Gërvenit i është kërkuar të kthehet në Shqipëri pasi i përfundon mandati në këtë post më 31 mars të këtij viti.
Burimet nga ky dikaster bëjnë me dije se ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ka informuar kreun e shtetit Bujar Nishani në lidhje me përfundimin e mandatit të Gërvenit si përfaqësues i Shqipërisë në NATO në fund të marsit, pasi është emëruar që në janar të vitit 2011, si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në Bruksel.
Nga ana e tij vetë Gërveni , ka akuzuar ministrinë e Mbrojtjes se ky është një vendim antiligjor , dhe ka prapavijë politike. Emri i Kristaq Gërvenit u bë i njohur për opinionin publik, pasi u zbulua pakti detar me Greqinë .
Kritaq Gërveni është personi , që hodhi firmën në paktin detar me Greqinë. Pakti që u rrëzua më pas nga gjykata Kushtetuese , si antligjor.