A1 Report - Taulant Balla: Reforma, brenda javes presim Bashen ne tryeze

2015-08-22 0

TIRANË - Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ishte i ftuari i sotëm në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", në A1 Report. Balla gjatë intervistës së tij, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në politikën në Shqipëri. Ai i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me letrën që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha për tu takuar dhe për të folur për reformën territoriale.

Gjatë intervistës së tij, nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Balla flet edhe për kreu e SHISH, Visho Ajazi Lika, për mungesën e certifikatës së sigurisë së tij, si dhe për hapat që do të bëhen nga mazhoranca në ditët në vazhdim për zëvendësimin apo jo të kreut të SHISH.

Në fund deputeti socialist, Taulant Balla flet edhe për mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Parlamentin Europian në Strasburg, ku nuk u miratua një deklaratë e përbashkët mes deputetëve që ishin atje. Sipas Ballës, pasi deputetët e PD-së kërkuan kohë për tu njohur me dokumentet erdhën me një deklaratë komplet ndryshme nga ajo për të cilën ishte rënë dakord.

INTERVISTA E NENKRYETARIT TE GRUPIT PARLAMENTAR TE PS, TAULANT BALLA

Ta nisim bisedën nga letërkëmbimi i kryeministri Rama drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha për tu takuar sy më sy. Ndërkohë që kemi edhe përgjigjen e zotit Basha. Është refuzim apo kusht?
Unë mendoj që ftesat që vijnë nga PS, kanë qenë të vazhdueshme dhe në momente të rëndësishme politike. Gjithmonë PS ka qenë e disponueshme për të dialoguar me kundërshtarin politik. Dialogu është i rëndësishëm dhe këtë fakt e shtron Brukseli sa herë që flitet për politikën apo funksionim e Kuvendit. Edhe kjo ftesë është në vijimësinë për të dialoguar me opozitën në mënyrë të veçantë me PD. Kjo bëhet me qëllim për identifikim e problematikave dhe për zgjidhjen e tyre, për realizimin e një reforme të rëndësishme. Reforma territoriale synon ti japë fund çdo abuzimi në territorin e Shqipëri. Vendi ynë ka 385 njësi vendore, aq sa ka Polonia. Shqipëria ka numrin me të madh të njësive vendore në rajonin tonë. Ne synojmë që nëpërmjet këtij procesi dy gjëra të rregullohen menjëherë: Shërbimi ndaj qytetarëve dhe rentabiliteti i investimeve. Me këtë reformë do të kursehen 80 milionë dollarë që do shkojnë për shërbime.

Basha thotë Ok, ulemi por kërkon që vendimi të merret me konsensus në seancë?
Më vjen keq që kreu i PD-së nuk është në Kuvend dhe njerëzit e tij të afërt nuk e kanë njoftuar për atë që ka vendosur komisioni. Është ratifikuar shumë qartë mënyra e marrjes së vendimit. Ratifikohet që i gjithë procesi është konsensual. Nuk kemi të bëjmë këtu me diçka që është e pamundur. Gjithë procesi kërkon pjesëmarrjen e opozitës dhe ajo duhet ta ushtrojë këtë gjë.

Çfarë është konsensusi. Sepse një deputet i djathtë mund të japë konsensusin por PD është kundër?
Numrat për këtë reformë janë. Kjo reformë kërkon 84 vota dhe ne kemi më shumë se kaq. Nëse do kishim dashur që ta miratonim këtë reformë kjo do të kishte përfunduar me kohë. Janë dhjetëra institucione...