A1 Report - KQZ:Nisin aplikimet per eksperte per auditin e fondeve te partive

2015-08-22 0

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar hapjen e aplikimeve për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të liçensuar për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara nga partitë politike, gjatë vitit 2013.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet me dije se përzgjedhja e ekspertëve kontabël do të bëhet përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ-ja.

Ndërkaq të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës brenda datës 01.04.2014.

KRITERET QE EKSPERTET DUHET TE PLOTESOJNE:

1.Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.
2.Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
3.Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
4.Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
5.Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

DOKUMENTACIONI QE KERKOHET:

1.Kërkesë aplikimi;
2.Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipercituara.