PDSH-BDI, akuza të reja korruptive

2015-08-22 0

PDSH-ja ka vazhduar me akuzat për korrupsion ndaj BDI-së. I akuzuari i radhës është ministri i pushtetit lokal, Tahir Hani i cili sipas Zija Jonuzit, bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore paguan çdo muaj me nga 800 euro ish kryetarin e Komunës së Zajazit, Musli Musliu. Ai pyeti Hanin nëse Musliu paguhet për rezultatet koreano-veriore në zgjedhjet në rajonin e Kërçovës.

"Pyesim publikisht Tahir Hanin në të njëjtën pyetje që i'a parashtruam edhe Talatit për Ermirën. Cilat janë ato shërbime për të cilat ky Musli Musliu paguhet me këtë kontratë. Është kontributi i tij deritashëm për rezultatet Koreano-Veriore në zgjedhjet kërçovare? Ne nuk jemi të shqetësuar se ju vidhni, korruptoheni dhe paguheni mes vete me shuma të majme por shqetësimi kryesor i yni është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare", u shpreh Zija Jonuzi, PDSH.

Ndërkohë përmes një komunikate me shkrim ka reaguar BDI duke thënë se PDSH-ja dinë të bëj vetëm një gjë, të shpif dhe të akuzojë në mënyrë të pandershme. Sipas BDI-së gënjeshtrat e partisë së Thaçit i përgënjeshtrojnë sukseset dhe projektet e BDI-së gjatë qeverisjes së saj.

"Shqiptarët sot presin të dëgjojnë ofertën dhe zgjidhjet që jep kjo parti, dhe jo gënjeshtrat e sëmura që nuk kërkojnë veçse heqjen e vëmendjes nga marrëveshjet e errëta për mbrojtjen e bizneseve të Menduh Thaçit...PDSH detyrohet t'u thotë shqiptarëve nëse dhe kjo fushatë sulmesh e akuzash ndaj BDI-së, është pjesë e marrëveshjes për "Interpromet"-in, sikurse është kandidimi për president dhe votimi në KSHZ kundër deputetit të mërgatës shqiptare", thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të BDI-së. Melihate Rustemi

Free Traffic Exchange