Rrëzohen ankesat e LSDM-së dhe BDI-së për votuesit fiktivë

2015-08-22 1

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë ankesën e LSDM-së kundër vendimit të KSHZ-së për kontroll shtesë të personave që jetojnë në adresën e njëjtë, shlyerjen e personave që kanë ndërruar jetë dhe regjistrimin e tre personave në listën zgjedhore. Nga LSDM-ja thanë se vendimi refuzues i Gjykatës Administrative dëshmon se ajo është dorezë e zgjatur e VMRO-DPMNE-së.

"Dje e morëm përgjigjen nga Gjykata Administrative, ankesa është rrëzuar si e pabazë. Kjo nuk paraqet aspak befasi për LSDM-në, sepse posaçërisht Gjykata administrative paraqet një dorezë të VMRO-DPMNE-së", u shpreh Oliver Spasovski, LSDM.

Ndërkohë të shtunën gjykata në fjalë ka hedhur poshtë edhe ankesën e BDI-së, e cila kontestonte 453 votues të cilët janë paraqitur për të votuar në Ambasadën e RM-së në Tiranë. Ndryshe KSHZ-ja duhet të përmbyll sot listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit e cila pas rrëzimit të ankesave të LSDM-së dhe BDI-së duhet të jetë definitive. KSHZ-ja sipas kalendarit të miratuar në përputhje me Kodin zgjedhor, duhej të përmbyllte listën zgjedhore më 22 mars, mirëpo për shkak të debatit rreth ankesave të dy subjekteve të lartpërmendur, ky afat u prolongua për dy ditë. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange