A1 Report - Nisma botërore e shahistit Kasparov Shahu, lëndë në shkollat fillore

2015-08-22 9

TIRANE- Programit mësimor të ciklit të ulët, së shpejti do t'i shtohet edhe lënda e Shahut. Kështu premtoi ministrja e Arsimit Sportit, Lindita Nikolla gjatë një takimi me legjendën e shahut Gary Kasparov, në shkollën "Pjetër Budi" në Tiranë. Gjatë vizitës së tij në këtë shkollë, ish-shahisti me famë botërore Kasparov zhvilloi disa mësime shahu me nxënësit e kësaj shkolle.

Ministrja e Arsimit e vlerësoi shahun si një disiplinë që ndikon në zhvillimin e trurit për të vegjlit.

Kjo lëndë do të futet në fillim të vitit akademik 2014-2015 ,fillimisht në 10 shkolla të ciklit të ulët në Tiranë, e më pas në të gjitha shkollat e mbarë vendit.

Gary Kasparov është konsideruar si lojtari më i mirë i shahut në të gjitha kohërat. Ai ka qenë një nga themeluesit e lëvizjeve opozitare "Rusia tjetër" duke u bërë një nga kundërshtarët kryesorë të presidentit Putin.