A1 Report - Zgjedhjet në Francë,Fronti Kombëtar mbledh një numër rekord votash

2015-08-22 0

FRANCE- Partia e Frontit Kombëtar ka arritur të mbledhë një numër rekord votash krahasuar me rezultatet e viteve të kaluara gjatë zgjedhjeve lokale në Francë. Këto zgjedhje janë testi i parë për presidentin Hollande, i cili erdhi në pushtet në maj të vitit 2012.

Exit Poll-et e para tregojnë se partia e Hollande, partia Socialiste dhe aleatët e saj të majtë kanë marrë 43% të votave, krahasuar me 48% të opozitës me në krye partinë Konservatore. Sipas analistëve, përpjekjet e dështuara të qeverisë për të ulur numrin e papunësisë në vend ka qenë shkaku kryesor i rezultatit të dobët gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohë Fronti Kombëtar ka arritur të marrë 7% të votave, numër i lartë ky duke qenë se kjo parti ka vetëm 596 kandidatë nga 36,000 komuna në të gjithë Francën ku mbahen zgjedhjet.

Kryeministri i vendit, njëkohësit kryetar i Partisë Socialiste, Jean-Marc Ayrault u bëri thirrje të gjithë votuesve që të votonin cilindo kandidat në vend të dytë, në komunat ku po fiton kandidati i partisë së Frontit Kombëtar.

Liderja e partisë së Frontit Kombëtar, Mariane Le Pen e cila pasoi të atin Jean-Marie Le Pen në krye të partisë në vitin 2011, tha se rezultatet e arritura në raundin e parë ishin një arritje e jashtëzakonshme për Frontin Kombëtar.

Raundi i dytë i votimeve do të mbahet të dielën e ardhshme.